Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair tha se vendi do t'i mbajë zgjedhjet e përgjithshme në 5 maj.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, 2001, laburistët fituan 43% ndërsa konservatorët 32% të votave.
"Sapo isha në pallatin e Bakingamit për t'i kërkuar Mbretëreshës ta shpërndajë parlamentin. Ajo me mirësjellje u dakordua. Zgjedhjet e përgjithshme në Britani do të mbahen në 5 maj", tha kryeministri Blair, lider i Partisë Laburiste.
Nën udhëheqjen e tij, laburistët shpresojnë ta fitojnë mandatin e tretë me radhë, që do të ishte hera e parë në historinë e Partisë Laburiste.
XS
SM
MD
LG