Ndërlidhjet

logo-print

DURRËS


Pa bashkëpunim rajonal s'mund të ketë integrim në NATO dhe BE, kanë konkluduar ministrat e Jashtëm të Kroacisë, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë e Malit të Zi në takimin me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, që sot u mbajt në Durrës.
Ministri i jashtëm i Shqipërisë Kastriot Islami tha se ky vit gjithashtu do të jetë i rëndësishëm për rajonin, pasi do të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës.
"Ne jemi të gatshëm që për hir të nënshkrimit të marrëveshjes së stabilizim-asocimit të përgjigjemi në Hagë, dhe se Serbia është e gatshme të luajë rol kontsruktiv për të ardhmen dhe statusin e Kosovës", tha ministri i Jashtëm i unionit Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviq.
"Mendoj se zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e rëndësishme për stabilitetin e vendit tim, të Ballkanit perëndimor dhe të gjitha vendeve. Ne jemi për dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Beogradit dhe Shkupit, Beogradit dhe Tiranës, si dhe Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare", tha Drashkoviç.
Ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer tha se është shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin që Kosova të fitojë statusin e saj.
Të mërkurën, Fischer do ta vizitojë Prishtinën, ku do të bisedojë me zyrtarët më të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë të Kosovës.
XS
SM
MD
LG