Ndërlidhjet

VATIKAN


Një numër i madh i njerëzve edhe sot në orët e paraditës vazhduan ti bëjnë nderimet e fundit për Papa Gjon Palin e Dytë, trupi i pajetë i të cilit është në bazilikën e Shën Pjetrit. Vlerësohet se deri tash afro një milion njerëz kanë kaluar pranë trupit të pajetë të Papa Gjon Pali të Dytë. Kjo do të vazhdoj deri nesër mbrëma, pasi të premten do të bëhet ceremonia e varrimit. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë shumë liderë botëror, ndër të cilët edhe presidenti amerikan, George Bush, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan e shumë të tjerë.
XS
SM
MD
LG