Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq ka thënë sot se grupacioni i tij politik në mënyrë të pavarur do ta marrë vendimin për pjesëmarrje në institucionet e Kosovës, por do të kërkoj mbështetjen unike të Beogradit. Zoti Ivanoviq u shpreh i kënaqur me atë që ai e cilësoi si "homogjenizim për këtë çështje në Beograd", sepse, sipas tij, "problemet e serbëve në Kosovë janë grumbulluar dhe duhet të zgjidhen". Para vendimit për pjesëmarrje në Kuvendin e Kosovës do të mbahen bisedime serioze me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq dhe me kryeministrin, Vojisllav Koshtunica, ka thënë Oliver Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG