Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Parlamenti i Irakut zgjodhi sot udhëheqësin kurd, Jalal Talabani president të Irakut. Ai tha se shpreson që të unifikojë vendin dhe nuk do të kursejë përpjekjet për ta paraqitur Irakun si shembull të demokracisë.
"Dëshirojmë të konsolidojmë unitetin kombëtar, të bazuar në bashkëjetesë dhe të drejta të barabarta, pa dallim fetar, etnik apo racor" tha Talabani, duke veçuar si prioritet hartimin e kushtetutës së vendit. Kandidati i shiitëve Adel Abdul Mahdi dhe përfaqësuesi i arabëve synni Ghazi Yavar, u zgjodhën zëvendës presidentë.
XS
SM
MD
LG