Ndërlidhjet

BELFAST


Lideri i Shin Fejnit, Gerry Adams apeloi tek anëtarët e ushtrisë republikane irlandeze që të lënë pas "konfliktin e armatosur" 35 vjeçar në Irlandën Veriore. Adams nuk kërkoi ç'armatosjen e plotë dhe shpërndarjen e organizatës së jashtëligjshme ashtu siç kërkojnë qeveritë e Britanisë, Irlandës dhe Amerikës. Por, ai u bëri thirrje anëtarëve të IRA-s që të fillojnë menjëherë diskutimet e brendshme për të ofruar mbështetje për Shin Fejnin, si krah politik i IRA-s.
XS
SM
MD
LG