Ndërlidhjet

VATIKAN


Në Romë ka filluar operacioni masiv i sigurisë, që synon mbrojtjen e liderëve botëror dhe disa miliona njerëzve që do të marrin pjesë neser në varrimin e Papa Gjon Palit të Dytë. Mbrëmë policia ka vendosur të mos lejojë persona të tjerë t'i bashkangjiten rendit të njerëzve që presin për t'i bërë homazhet e fundit Papës, trupi i pajetë i të cilit është i vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit. Policia u ka bërë thirrje pelegrinëve që të mos i ofrohen qendrës së Romës, pasi qyteti nuk mund të pranojë më shumë vizitorë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush i cili shoqërohej nga bashkëshortja Laura dhe dy ish presidentët Bush dhe Klinton, mbrëmë kanë bërë homazhe dhe kanë rënë në gjunj para trupit të pajetë të Papa Gjon Palit të Dytë.
XS
SM
MD
LG