Ndërlidhjet

VATIKAN


Në Testamentin e tij, Papa Gjon Pali i Dytë kishte sugjeruar shqyrtimin e mundësisë për dorëheqje në vitin 2000, në kohën kur ai ishte i sëmurë. Në këtë dokument që u publikua sot nga Vatikani, poashtu thuhet se Papa nuk kishte lënë kurrfarë pasurie materiale dhe kishte kërkuar që të gjitha shënimet e tij personale të digjen. Në Testament Papa Gjon Pali i Dytë kishte shqyrtuar edhe mundësinë e varrimit të tij në Poloni, por vendimin për këtë çështje e kishte lënë në duart e Kolegjit të Kardinalëve. Kolegji i Kardinalëve ka vendosur që Papa Gjon Pali i Dytë të varroset nesër në Vatikan.
XS
SM
MD
LG