Ndërlidhjet

PEKIN/TAJPEJ


Zëdhënësi i misitrisë së jashtme të Kinës, Qin Gang ka akuzuar presidentin e Tajvanit se udhëtimin për në Romë, për të marrë pjesë në ceremoninë e nesërme të varrimit të Papa Gjon Palit të Dytë, po e shfrytëzon për "veprimtari secesioniste" dhe se Pekini e kundërshton fuqishëm këtë udhëtim. Presidenti i Tajvanit, Chen Shui-bian nesër në mëngjes arrinë në Vatikan dhe pas ceremonisë së varrimit kthehet në Tajpei. Vizita e tij paraqet një fitore politike të Tajvanit kundër Kinës pasi, gjatë 5 dekadave të kaluara, Kina kishte bërë presion ndaj vendeve evropiane duke kërkuar që të mos lejojnë presidentët e Tajvanit që të udhëtojnë në Evropë.
XS
SM
MD
LG