Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana dhe liderët e unionit Serbi – Mali i Zi kanë arritur marrëveshje për ndryshimin e kartës kushtetuese. Kjo marrëveshje synon kapërcimin e krizës kushtetuese në këtë union, që është njëri nga kushtet themelore që Serbia dhe Mali i Zi të lëvizin kah procesi për anëtarësim eventual në BE. Pas takimit me kryetarin e unuionit Serbi – Mali i Zi, Svetozar Maroviq, zoti Solana tha se bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës është "obligim themelor" i unionit Serbi – Mali i Zi.
XS
SM
MD
LG