Ndërlidhjet

SIDNEJ


Afro 25 liderë qeveritarë dhe të biznesit, nga Australia e deri në Zelandën e Re, u takuan sot me ekspertët e Shteteve të Bashkuara për klimë për të diskutuar një plan të ri për luftimin e nxehjes globale jashtë kornizave të protokolit Kjoto. Ministri i ambientit i Australisë, Ian Cempbell tha në këtë tubim se qeveria e tij shpreson se do të luaj një rol kryesor në arritjen e një marrëveshjeje që do të përfshijë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Kjo marrëveshje do të ishte një alternativë e Protokolit të Kjotos, i miratuar në vitin 1997. Në këtë marrëveshje nuk ishin përfshirë Kina dhe India ndërsa Australia dhe Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar ta ratifikojnë atë.
XS
SM
MD
LG