Ndërlidhjet

KAJRO


Numri i të vdekurve nga shpërthimii mbrëmshëm në një treg të kajros sot arriti në tre vetë. Zëdhënësja e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kajro, Micaela Schweitzer-Bluhm tha se një amerikan i plagosur nga ky shpërthim vdiq gjatë natës. Më herët autoritetet kanë thënë se një turiste franceze kishte vdekur nga ky incident. Viktima e tretë ende nuk është identifikuar. Së paku 17 egjiptian, amerikanë dhe francezë janë plagosur. Autoritetet e Egjiptit thonë se përgjegjës për këtë sulm mund të jetë ndonjë sulmues vetëvrasës.
XS
SM
MD
LG