Ndërlidhjet

BAGDAD


Një zyrtar i morgut në Irak tha se kufomat e 10 civilëve irakienë janë gjetur në lindje të Bagdadit.
Agjencia DPA e transmeton zyrtarin e peidentifikuar, të ketë thënë se 10 njerëz janë qëlluar për vdekje në Balad Ruz, 100 km në lindje të kryeqytetit.
Ndërkohë, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se mbrëmë një sulmues i panjohur ka hedhur granatë dore në drejtim të trupave amerikane në Shurgat, në Irakun verior, me ç'rast janë plagosur 4 ushtarë.
Në zhvillime tjera, kryeministri i sapoemëruar i Irakut Ibrahim Jaafari ka premtuar t'i emërojë anëtarët e kabinetit të tij brenda dy javësh.
XS
SM
MD
LG