Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Negociatori i Kombeve të Bashkuara ka propozuar që ish Republika Jugosllave e Maqedonisë të emërtohet Republika e Maqedonisë-Shkupi.
Ministri i Jashtëm i Greqisë Petros Molyviatis tha se i dërguari special Mathew Nimitz e ka propozuar këtë emërtim të ri gjatë ndërmjetësimit të tij në bisedimet mes Athinës dhe Shkupit.
Athina e ka penguar njohjen e fqiut verior me emrin 'Maqedoni', sepse krahina veriore e Greqisë e ka të njëjtin emër.
Molyviatis tha se nëqoftëse do të pranohej emri i propozuar, ai do të shkruhej dhe theksohej njësoj në të gjitha gjuhët, ndërsa do të ishte i vlefshëm në të gjitha trupat e Kombeve të Bashkuara dhe entitetet tjera ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG