Ndërlidhjet

logo-print

KAIRO


Një organizatë e panjohur islamiste e ka pohuar përgjegjësinë për shpërthimin në Kairo, i cili la tre të vrarë.
Në deklaratën e publikuar në internet, grupi i vetëquajtur Brigadat e Krenarisë Islamike në Egjipt, tha se e ka kryer sulmin me bombë, në të cilin të enjten e humbën jetën një amerikan, një francez dhe një person i paidentifikuar.
Grupi tha se militantët e kryen sulmin vetëvrasës në shenjë proteste kundër "tiranisë" së qeverisë së presidentit të Egjiptit Hosni Mubarak, dhe të politikave të Shteteve të Bashkuara në rajon.
Autenticiteti i deklaratës në internet nuk ka mundur të verifikohet.
XS
SM
MD
LG