Ndërlidhjet

logo-print

VATIKAN


Katolikët dhe të tjerë nga mbarë bota sot janë nisur për në shtëpi pas lamtumirës së fundit që dje i dhanë Papa Gjon Palit të Dytë. Në ceremoninë mortore në Sheshin e Shën Pjetrit morën pjesë edhe burrështetas nga 140 vende. Papa Gjon Pali i Dytë ishte në krye të Vatikanit për 26 vjet. Këshilli i Kardinalëve do të tubohet me 18 prill, për të filluar procesin për zgjedhjen papës së ri.
Zëdhënsi i Vatikanti Joaqim Navarro Valls sot ka deklaruar se beatifikimi i Papa Gjon Palit të Dytë është kompetencë ekskluzive e Papës së ri.
Në ceremonialin e djeshëm të varrimit, masa e tubuar kishte kërkuar që Papa Gjon Pali i Dytë menjëherë të shpallej i shenjtë.
XS
SM
MD
LG