Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri i jashtëm Silvan Shalon mbrojti planet e Izraelit për zgjerimin e kolonive në Bregun Perendimor. Ai tha se Izraeli i sheh këto vendbanime si pjesë të Izraelit dhe zgjerimi i tyre nuk paraqet shkelje.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar këto plane. Presidenti George Bush tha dje se Izraeli duhet t'u përmbahet obligimeve për pezullimin e ndërtimit të kolonive në Bregun Perëndimor. Bush dhe kryeministri i Izraelit Sharon do të takohen të hënën, në Uashington.
XS
SM
MD
LG