Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, në fjalimin javor në radio, nënvizoi rolin e Papa Gjon Palit të Dytë në rrëzimin e komunizmit në Evropën Lindore dhe përfundimin e ndarjeve të periudhës së Luftës së Ftohtë. "Papa ka pasur dashuri të veçantë për Amerikën dhe gjithnjë e ka ftuar që të jetojë sipas rregullave fisnike" tha Bush. Ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, të cilët janë protestantë, dje kanë kryesuar delegacionin amerikan në ceremoninë e varrimit të Papës.
XS
SM
MD
LG