Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Afro 10 mijë protestues, që u tubuan sot para konsullatës japoneze në qytetin jugor të Kinës, Guangzhou kanë hedhur gurë dhe shishe në drejtim të ndërtesës së konsullatës, raportojnë agjencitë e lajmeve. Protesta të tilla janë mbajtur edhe në qytetin tjetër në jug të Kinës, Guangdong, ku mijëra demonstrues ishin tubuar para një objekti tregtar japonez. Dje, afro 10 mijë protestues në Pekin hodhën gurë dhe gjëra të tjera në drejtim të ambasadës japoneze. Në këtë mënyrë demonstruesit po protestojnë kundër një libri shkollor të historisë në Japoni. Autoritetet japoneze sot kanë kërkuar që Kina të kërkoj falje për këto incidente.
XS
SM
MD
LG