Ndërlidhjet

PEKIN


Mijëra kinezë protestuan sot në dy qytete jugore të vendit në shenjë kundërshtimi me atë që e quajnë dështim i Japonisë për të pranuar krimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore. Protestuesit gjuajtën me gurë dhe shishe konsullatat japoneze.
"Japonezët kanë bërë aq shumë krime gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është e patolerueshme që ata të mos e pranojnë fajin" tha një protestues. Ndërkohë, ministria e jashtme e Japonisë tha se Kina duhet të kërkojë falje për këto veprime.
"Bëjë thirrje për falje zyrtare nga Kina dhe kompenzim të dëmeve. Gjithashtu kërkoj shtimin e masave të sigurisë për shtetasit, kompanitë dhe ambasadën japoneze si dhe mospërsëritjen e incidenteve" tha ministri Nobutaka Machimura. Mirëpo, Pekini tha se nuk mban përgjegjësi për nivelin e tanishëm të raporteve ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG