Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


Policia e Izraelit arrestoi 10 hebrenjë, ekstremistë të krahut të djathtë, pasi kishin planifikuar mbajtjen e një proteste në pjesën e Jerusalemit që konsiderohet e shenjtë edhe për myslimanët edhe për hebrenjtë.
"Meka është vendi i shenjtë i myslimanëve, kurse këtu është vend i shenjtë për ne" tha një grua hebreje. Militantët palestinezë ndërkaq, kërcënuan se në rast të mbajtjes së protestës, do të braktisin armëpushimin.
"Duke provuar që të përdhosin xhaminë Al Aksa dhe duke injoruar përpjekjet për qetësi, ata po paralajmërojnë fundin e armëpushimit" tha përfaqësuesi i lëvizjes militante, Hamas.
Tensionet janë shtuar pasi trupat izraelite vranë dje tre të rinjë palestinezë në Gazë.
XS
SM
MD
LG