Ndërlidhjet

BAGDAD


Ligjvënsit irakianë bënë thirrje për zbutjen e masave të sigurisë në Bagdad, sa herë që mblidhet Asamblea Kombëtare. Kryetari i Asamblesë Hajim al Hassani tha se masat aktuale janë të ekzagjeruara. Deputetët u ankuan se nuk janë trajtuar si duhet nga forcat e rendit nëpër pikat e kontrollit në qytet.
Ndërkohë, ministria e jashtme e Pakistanit konfirmoi se një zyrtar i ambasadës në Irak është rrëmbyer nga kryengritësit, të cilët kërkojnë që Pakistani të zotohet se nuk do të dërgojë trupa në Irak.
XS
SM
MD
LG