Ndërlidhjet

BEOGRAD


Drejtorët politikë të ministrive të punëve të punëve të jashtme të Grupit të Kontaktit Plus, do të diskutojnë neser me autoritetet në Beograd për gjendjen në Kosovë. Pas Beogradit ata do të udhëtojnë për në Prishtinë, ku me përfaqësuesit ndërkombëtar dhe ata vendorë do të diskutojnë për përparimet e arritura në përmbushjen e standardeve. Nikoqir i takimit në Prishtinë do të jetë zyra gjermane. Grupi i Kontaktit Plus përbëhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Rusia, Bashkimi Evropian dhe NATO.
XS
SM
MD
LG