Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Presidenti i ri i Irakut Jalal Talabani tha se përkrah vazhdimin e pranisë amerikane në Irak, deri në fuqizimin e forcave irakiane të sigurisë.
Kryeministri në largim i Irakut Iyad Allavi, sot deklaroi se blloku i partive që kryeson, mund t'i bashkangjitet qeverisë së re, nëse i jepen katër poste ministrore. Po sot, grupi terrorist i udhëhequr nga Abu Musab al Zarqavi tha se do të vazhdojë sulmet ndaj qeverisë së re të Irakut.
Nga zhvillimet tjera në Irak veçohet edhe rrëmbimi i një diplomati të Pakistanit, i cili shërbente në ambasadën në Irak. Kryengritësit thanë se për lirimin e tij kërkojnë premtimin e Pakistanit se nuk do të dërgojë trupa në Irak.
XS
SM
MD
LG