Ndërlidhjet

BEOGRAD


Cedomir Jovanoviç, bashkëpunëtor i ish kryeminsitrit serb Zoran Xhinxhiq, ka akuzuar kryeministrin aktual, Vojisllav Koshtunica "si përgjegjës për krijimin e atmosferës që ka çuar në vrasjen e Xhinxhiqit". Më tej ai ka shtuar se shefi i shërbimit ushtarak të zbulimit të asaj kohe, Ago Tomiç dhe Rade Bullatoviq, shef i shërbimeve sekrete serbe, të dy bashkëpunëtorë të afërt të Koshunicës, kanë mbajtur lidhje të ngushta me të dyshuarit kryesorë për vrasjen e Xhinxhiqit.
Jovanoviç ka këmbëngulur se vrasja e Xhinxhiqit synonte të ndërpriste bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës.
XS
SM
MD
LG