Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Senati amerikan ka filluar seancat dëgjimore përpara miratimit të kandidaturës së John Bolton në postin e ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Bolton në fjalën e tij tha se do të punonte për një organizatë botërore më efikase.
"Tani më shumë se kurrë Kombet e Bashkuara duhet të luajnë një rol kritik derisa po përballen me nevojën e përmbushjes së ëndërrave dhe shpresave të premtimeve fillestare "për të shpëtuar gjeneratat pasardhëse nga shkatërrimi i luftës", "të riafirmojë besimin tek të drejtat themelore të njeriut" dhe "të nxisë përparimin shoqëror e standarde më të mira jete në një mjedis të lirë. Këto përpjekje kërkojnë udhëheqjen e vendosur amerikane", tha Bolton.
Mbështetësit e Bolton e cilësojnë atë si një analist të shkëlqyer politik. Por Bolton është përballur me pyetje të vështira nga senatorët, veçanërisht pas deklaratave të tij se OKB-ja është e korruptuar dhe joefikase.
Bolton ka mbajtur postin e nënsekretarit të shtetit për çështjet e kontrollit të armëve.
XS
SM
MD
LG