Ndërlidhjet

MONS


NATO po shqyrton mundësitë për reduktimin e forcave të misionit paqëruajtës në Kosovë, por pa dëmtuar aftësitë e tyre për të vepruar në terren. Komandanti i NATO-s për Evropë gjenerali James Jones tha se dështimi për të vepruar me efikasitet gjatë trazirave të marsit 2004 në Kosovë, ka treguar se aftësia për të lëvizuar me shpejtësi trupat, ka qenë më e rëndësishme se sa numri i përgjithshëm i tyre.
"Ne mund të propozojmë parametra efikas që do të jenë shumë interesant dhe domethënës. Qëllimi nuk është që të bëjmë më pak, por që të bëjmë më shumë" tha Jones, duke shtuar se përkushtimi i NATO-s për Kosovën ka mbetur i pandryshuar.
XS
SM
MD
LG