Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian ka marrë vendim pozitiv mbi studimin e fisibilitetit për Serbinë e Malin e Zi, dhe ka vendosur të rekomandojë bisedime të hapura me Beogradin për marrëveshjen e asocim stabilizimit, deklaroi Komisioneri për Zgjërimin Oli Rehn.
"Ky është fillimi i rrugës evropiane për Serbinë dhe Malin e Zi. Vendi ka bërë shumë arritje në vitet e shkuara, dhe është koha të ecë përpara", tha Rehn, duke e shprehur kënaqësinë që Serbia dhe Mali i Zi më në fund kanë bërë progres të rëndësishëm në bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës.
Studimi i fisibilietit jep sinjal pozitiv në momentin kritik kur ne duhet ta angazhojmë Beogradin në diskutimet konstruktive për statusin përfundimtar të Kosovës, tha Oli Rehn.
XS
SM
MD
LG