Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld gjatë vizitës së paparalajmëruar në Irak, u takua me kryeministrin e ri Ibrahim al-Jaafari dhe presidentin e ri Jalal Talabani.
Rumsfeld u shpreh kundër spastrimeve brenda forcave të sigurisë në kohën kur vazhdojnë sulmet e kryengritësve. Një gjë e tillë ishte kërkuar nga kryeministri al-Jaafari, sipas të cilit në forcat vendore të sigurisë ka shumë ish anëtarë të partisë së Saddam Husseinit.
Me kryeministrin e ri, Rumsfeld diskutoi edhe për procesin politik në Irak.
"Patëm diskutime të frytshme për procesin aktual politik. Ky proces, nuk ka pasur ndikim vetëm brenda vendit por edhe në rajon dhe në botë" tha Rumsfeld. Talabani ndërkaq e shfaqi shpresën që formimi i kabinetit qeveritar të bëhet deri në fund të javës.
XS
SM
MD
LG