Ndërlidhjet

KAIRO


Ministri i Jashtëm i Izraelit Silvan Shalom tha pas bisedimeve me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak se të moderuarit duhet ta përcaktojnë një agjendë palestineze.
Shalom tha se ka kërkuar nga Mubarak ta ushtrojë ndikimin e tij për të ndihmuar që agjendën të mos e përcaktojnë ekstremistët.
Egjipti ka qenë ndërmjetësuesi kryesor arab në konfliktin izraelito-palestinez.
Takimi në Kairo e pasoi takimin në Shtetet e Bashkuara të presidentit George Bush dhe kryeministrit Ariel Sharon.
Presidenti Bush tha se plani i Izraelit për ndërtimin e 3.500 shtëpive në afërsi të Jerusalemit, është në kundërshtim me planin e paqes për Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG