Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian tha se është i gatshëm të zhvillojë lidhje më të ngushta me Serbinë dhe Malin e Zi, dhe rekomandoi hapjen e bisedimeve të asocim stabilizimit me Beogradin.
"Ky është fillimi i rrugës evropiane për Serbinë dhe Malin e Zi. Vendi ka bërë shumë arritje në vitet e shkuara, dhe është koha të ecë përpara", tha Komisioneri për Zgjërimin Oli Rehn.
Duke shprehur kënaqësinë që Serbia dhe Mali i Zi më në fund kanë bërë progres të rëndësishëm në bashkëpunimin me gjykatën e KB për krime të luftës,
Oli Rehn tha se mundësia për hapjen eventuale të bisedimeve për anëtarësim, do të varet nga bashkëpunimi i plotë i Serbisë dhe Malit të Zi me Tribunalin e Hagës.
XS
SM
MD
LG