Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Kombet e Bashkuara dhe kompania Hewlet Packard, sot kanë inicuar një projekt, i cili ka për qëllim që të ndalë largimin e intelektualëve të rinj nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe krijimin e lidhjeve ndërmjet universiteteve në Evropën verilindore.
Në projektin e UNESCO-s, në të cilin janë investuar 60 milionë dollarë, janë përfshirë edhe 5 universitete nga Bosnjë e Hercegovina, Kroacia dhe Serbia e Mali i Zi.
"Në 10 vitet e fundit, vendet e Evropës verilindore kanë përjetuar largimin masovik të intelektualëve të moshës nën 40 vjeç, gjë që e ka zvogluar vëllimin e kërkimeve shkencore", thanë organizatorët e projektit.
XS
SM
MD
LG