Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Florim Ejupi u akuzua nga policia e UNMIK-ut në lidhje me vendosjen e bombës në autobusin që udhëtonte nga Serbia në Kosovë, në vitin 2001, ku humbën jetën 12 serbë. Zëdhënsi i UNMIK-ut, Neeraj Singh tha se Ejupi ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë, mirëpo emrat e tyre nuk u bënë publik. Florim Ejupi gjithashtu është njëri nga 11 personat e akuzuar për vrasjen e një polici të UNMIK-ut nga Gana dhe një polici shqiptar, para një viti në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG