Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"Grupi i Kontaktit e ka bërë të qartë qëndrimin se Kosova do të jetë unike dhe se nuk do të ketë kurrfarë bashkimi me ndonjë shtet apo federatë a konfederatë, si dhe kthim në vitin 1999", ka thënë drejtori politik i ministrisë së jashtme të Gjermanisë, Michael Sheffer, duke përkujtuar se dinamika e përcaktimit të statusit varet nga përmbushja e standardeve. Sipas tij, asnjë zgjidhje e njëanshme apo e arritur me forcë nuk do të jetë e pranueshme.
"Çfarëdo zgjidhjeje për statusin e Kosovës do të jetë e mbështetur në perspektivën e saj evropiane dhe do të përjashtojë ndarjen e Kosovës" thuhet në qëndrimet e drejtorëve politikë të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, që u takuan sot në Prishtinë me zyrtarë vendorë e ndërkombëtar.
Këtë qëndrim e kanë përkrahur edhe drejtuesit e institucioneve dhe liderët politikë.
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka thënë se Grupi i Kontaktit kishte ide shumë të rëndësishme për Kosovën se ajo do të jetë unike dhe nuk do të ketë kurrfarë bashkimi me ndonjë shtet, union apo lidhje të tjera dhe kjo është bazë e mirë për kosovarët që të zhvillojmë proceset e mëtejshme të zhvillimit.
XS
SM
MD
LG