Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi sot ka takuar përfaqësuesit e Listës serbe për Kosovën dhe Metohinë, Oliver Ivanoviq, Rangjel Nojkiq dhe Goran Bogdanoviq, me të cilët ka biseduar rreth pilot projekteve për decentralizimin, mundësive për kthimin e serbëve të zhvendosur, si dhe përfshirjen e serbëve në institucionet e Kosovës.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, Daut Dauti, kryeministri ka përsëritur qëndrimin se përfaqësuesit e serbëve duhet të kthehen në institucionet legale të Kosovës dhe i ka njoftuar se me anë të bojkotit nuk ka mundësi të ndërtohet ndonjë demokraci e vlefshme për ta. Dauti tha se gjatë këtij takimi nuk është marrë ndonjë vendim, por të dyja palët kanë premtuar se do të vazhdojnë bisedimet.
XS
SM
MD
LG