Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld mbërriti në Pakistan ku me udhëheqësit pakistanez do të diskutojë çështjet rajonale ndër të cilat luftimin e rrjetit terrorist Al–Kaida.
Më parë Rumsfeld qëndroi në Afganistan ku u takua me presidentin Hamid Karzai i cili tha se populli afgan dëshiron marrëdhënie afatgjata me Shtetet e Bashkuara.
Rumsfeld ndërkaq, i vlerësoi të mira raportet ushtarake por u shpreh i shqetësuar me trafikimin e narkotikëve nga Afganistani.
"Fillimi i shkëlqyeshëm i Afganistanit në rrugën drejtë demokracisë mund të dëmtohet nga të këqijat e trafikimit të narkotikëve, prandaj unë përkrah përpjekjet e qeverisë për këtë çështje" tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG