Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 15 veta kanë vdekur në dy sulme vetvrasëse në Bagdad mëngjesin e sotëm. Sipas burimeve zyrtare pritet që numri i viktimave të rritet pasi ka dhe dhjetëra të plagosur. Në qytetin verior të Kirkukut njoftohet se grupe të armatosura kanë sulmuar një stacion të sapohapur policie.
Ndërkaq një qytetar amerikan i rrëmbyer në Irak është shfaqur në një video që është transmetuar nga kanali në gjuhën arabe Al-Jazzira, duke kërkuar tërheqjen e trupave amerikane. Por Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara nuk do të negociojnë me terroristët. Më tej ajo ka shtuar se megjithatë po bëhen të gjitha përpjekjet që të pengohet vrasja e qytetarit amerikan të marrë peng.
XS
SM
MD
LG