Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në një intervistë për gazetën" Dello" të Lubjanës ka deklaruar se në sajë të aleatëve dhe miqve të NATO-s Kosova tash 6 vjet është e lirë.
"Shumë gjëra në Kosovë kanë ndryshuar dhe rrjedhimisht tash Kosova është shumë afër pavarësimit" tha Rugova duke shtuar se në çastin kur SHBA-të dhe BE-të do njohin pavarësinë e Kosovës këtë do ta bëjnë dhe fqinjët.
"UNMIK-u edhe një kohë do të mbetet në Kosovë, por vetëm në rolin e vëzhguesit, ndërsa KFOR-i dhe NATO-ja do vazhdojnë të bëjnë punën e tyre. Kosova do të ketë forcat e veta të Mbrojtjes dhe një numër të kufizuar ushtarësh", tha presidenti Rugova, për gazetën "Dello".
XS
SM
MD
LG