Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se për të përballuar rreziqet globale të sigurisë, Aleanca duhet të bashkëpunojë ngushtë me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Në konferencën një ditore të NATO-s, ai gjithashtu tha se Aleancës i duhen investime për modernizimin ushtarak.
"Roli i NATO-s ka ndryshuar gjatë viteve të fundit, duke dalë nga qëndrimi mbrojtës gjatë Luftës së Ftohtë, në operacionet në Afganistan dhe Ballkan si dhe trajnimet në Irak" tha Schffer.
"Roli i NATO-s ka ndryshuar gjatë viteve të fundit, duke dalë nga qëndrimi mbrojtës gjatë Luftës së Ftohtë, në operacionet në Afganistan dhe Ballkan si dhe trajnimet në Irak" tha Schffer.