Ndërlidhjet

NABLUS/GJENEVË


Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas akuzoi Izraelin se po shkelë marrëveshjen për armëpushim ndërmjet dy palëve. Këtë vlerësim ai e bëri pasi forcat e Izraelit vranë sot një militant në Bregun Perendimor.
"Këto shkelje të Izraelit nuk mund të arsyetohen. Kjo është shkelje serioze e të gjitha marrëveshjeve" tha Abbas. Një anëtar i grupit muilitant Brigadat e martirëve Al Aksa u vra gjatë bastisjeve të forcave izraelite në kampin e refgjatëve Balata, në afërsi të Nablusit.
Ndërkohë, Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut kritikoi sot Izraelin për politikën e vendbanimeve në Bregun Perendimor dhe i bëri thirrje që të ndërmarrë masat për garantimin e sigurisë së civilëve palestinezë.
XS
SM
MD
LG