Ndërlidhjet

PRAGË


"Jemi të përkushtuar për të treguar se Kosova është mjaft e madhe për ti përfshirë të gjithë njerëzit, pavarësisht nga përkatësia etnike", shkruajti sot presidenti Ibrahim Rugova në të përditshmen International Herald Tribun. Në artikullin me titull "Bërja e Kosovës së sigurtë për të gjithë banorët e saj", zoti Rugova mëtutje shkruan se "autoritetet janë të fokusuara në plotësimin e standardeve, që Kosova të bëhet një anëtare stabile dhe funksionale e familjes evropiane". Ai mëtutje shtoi se "në vitin 1991 pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës votuan për pavarësi dhe çdokush që e njeh Kosovën është i vetëdijshëm se pavarësia është ambicje e patundur e shqiptarëve të Kosovës dhe do të mbetet e tillë derisa ky qëllim të realizohet".
XS
SM
MD
LG