Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë për tu fajësuar pjesërisht që regjimi i dikurshëm i Saddam Husseinit në Irak ka realizuar miliarda dollarë ilegalë nga kontrabandimi i naftës nën sanskione të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast zoti Annan, mbrëmë vonë, tha:
- Fakt është se një pjesë e madhe e këtyre parave, Saddami i kishte bërë nga kontrabandimi jashtë programit naftë për ushqim dhe kjo ishte nën vëzhgimin e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë. Ato ishin të vetmet që kishin mundësi për të mos lejuar sepse ata ishin të vetmit në ajër dhe e dinin saktësisht se çka po ndodhte.
Mëtutje ai tha se "këto vende i mbyllën sytë nga kontrabandimi në Turqi dhe Jordani për shkak se ata ishin aleatë". Zëdhënësi i misionit të Shteteve të Bashkuara në OKB, Richard Grenell tha se "ekziston dallimi fundamental ndërmjet kontrabandimit të naftës, që ishte bërë pa dijen tonë dhe leja publike që u ishte dhënë disa vendeve". Nga misioni i Britanisë nuk u dha ndonjë koment lidhur me deklaratën e sekretarit të përgjithshëm Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG