Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Ish gjenerali i ushtrisë serbe Nebojsha Pavkoviç, i akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Kosovë po qëndron i fshehur derisa po përgatit mbrojtjen e tij, ka bërë të ditur një avokati për mediat vendore. Pavkoviç zyrtarisht kërkohet dhe nga policia serbe, pasi ai nuk u paraqit në një gjyq ku po hetohej përfshirja e tij e mundshme në sulmet kundër figurave të opozitës në vitin 2000. Sipas avokatit të Pavkoviçit gjenerali serb do udhëtojë në Hagë kur mbrojtja e tij të jetë gati.
XS
SM
MD
LG