Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Është vrarë, nga persona ende të panjohur për policinë, në fshatin Raushiq në rrugën kryesore ndërmjet Pejës dhe Deçanit, Enver Hardinaj, vëlla i ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Kjo vrasje është dënuar ashpër nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të Kosovës, por njëkohësisht ata kanë kërkuar nga qytetarët që ta ruajnë qetësinë. Komisari i policisë së UNMIK-ut Kai Vitrup tha se se sulmi kishte ndodhur kundër një veture në të cilën ndodhej Enver Haradinaj dhe një person tjetër, i cili është marrë në pyetje nga policia
Presidenti Rugova ka shprehur tronditjen e thellë për këtë vrasje përmes një deklarate ku mes të tjerash thuhet se "Ata që e bënë këtë akt mizor kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe janë kundër lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së vendit tonë, për të cilat vlera luftuan Enver Haradinaj dhe familja e tij."
Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi ka shkuar në Glloxhan për të qenë afër familjes Haradinaj me rastin e kësaj humbjeje.
Ndërkaq zëvendësshefi i UNMIK-ut Larry Rossin, komandanti i KFOR-it gjenerali Yves De Kermabon dhe komisari i policisë Kai Vitrup thanë se ky ishte një lajm tronditës dhe u zotuan se do të vënë në shërbim të gjitha kapacitetet për zbulimin e autorëve të sulmit dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG