Ndërlidhjet

LONDËR


Qeveria britanike ka hedhur poshtë kritikat e kreut të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, sipas të cilit qeveria amerikane dhe ajo britanike janë pjesërisht përgjegjëse për lejimin e kontrabandës së naftës të zhvilluar nga regjimi i Sadam Huseinit, gjatë kohës që Iraku ishte nën sanksione.
"Është fakt se shumica e parave të Sadamit u bë përmes kontrabandës së naftës dhe jo nga programi "Naftë për ushqim", derisa Sadami ishte nën mbikqyrjen e britanikëve dhe amerikanëve. Ata kontrollonin nga ajri dhe e dinin fare mirë se çfarë po ndodhte në terren, por mbyllën sytë para trafikut të karburanteve me Turqinë e Jordaninë, se këto ishin vende aleate", tha Annan.
Ministri i Jashtëm britanik, Jack Straw, ka thënë se Britania i kishte marrë atë botë të gjitha masat për respektimin e sanksioneve.
Annan ka qenë nën hetime nga një komision i pavarur lidhur me keqpërdorimet në programin "Naftë për ushqim". Raporti nuk e nxorri Annanin të përfshirë drejtpërsëdrejti në korrupsion.
XS
SM
MD
LG