Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë filluar takimin e tyre dy ditor jozyrtar në kështjellën e Luksemburgut. Embargoja e armëve ndaj Kinës dhe Gjeorgjia duket të jenë temat kryesore të takimit.
Eurokomisionerja për mardhënie me jashtë, Benita Ferrero-Waldner, lidhur me heqjen e mundshme të embargos së armëve ndaj Kinës deklaroi:
"E kam të vështirë të mendojë një heqje të shpejtë të embargos së armëve ndaj Kinës. Së dyti në çdo takim kemi kërkuar me shumë forcë që Kina të ratifikojë Konventën për të drejtat politike dhe civile dhe të bëjë shumë më tepër në fushën e të drejtave të njeriut. Mes Uashingtonit dhe Brukselit ka pasur tensione lidhur me përpjekjet e disa vendeve evropiane për të hequr embargon e armëve ndaj Kinës.
XS
SM
MD
LG