Ndërlidhjet

PEKIN


Rreth 2 mijë njerëz kanë protestuar në portin verior kinez Tianjin, ndërkohë që protestat anti-japoneze janë përhapur në mbarë Kinën.
Rreth 10 mijë protestues u grumbulluan në rrugët e Shangait. Disa hodhën gurë, shishe dhe gjësende tjera në konsullatën e Japonisë dhe në bizneset japoneze.
"Ata nuk na trajtojnë drejtë, duhet të ballafaqohen me historinë e tyre, ndërsa qeveria japoneze duhet t'i kuptojë ndjenjat tona", thanë disa nga protestuesit.
Demonstrata të mëdha u mbajtën e dhe në qytetin lindor Hangzhou.
Zëdhënësi i ambasadës japoneze në Pekin Keiji Ide, tha se ambasada i ka bërë thirrje Pekinit të merr masa për të ndaluar atë që ai e quajti "aksione ilegale dhe të dhunshme të kryera nga turrma kineze".
Kjo është e shtuna e dytë me radhë që protestat anti-japoneze në Kinë bëhen të dhunshme.
Protestuesit kinezë e akuzojnë Japoninë për mizoritë e kryera gjatë luftës, dhe e kundërshtojnë fushatën e Japonisë për të fituar vendin e përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG