Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi me rastin e vizitës që i ka bërë sot familjes Haradinaj në Gllogjan ka thënë se vrasja e djeshme e birit të tyre Enverit, ishte një përpjekje për të destabilizuar Kosovën.
"Është në vazhdën e atyre projekteve dhe dëshirave të mëhershme për ta ndezur Kosovën flakë. Është folur me muaj të tërë, ndoshta një vit, se do ta kallim Kosovën dhe nuk mundën ta bëjnë këtë në mars dhe është në vazhdimësinë e saj, që këtë ta bëjnë tash" tha kryeministri Kosumi, duke ftuar të gjithë që të ruajnë qetësinë dhe të kenë kujdes edhe me gjuhën që përdorin lidhur me këto raste.
Ndërkohë, njësitet hetuese të policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së thanë se ende nuk u kanë rënë në gjurmë personave që kanë sulmuar dhe vrarë me armë zjarri Enver Haradinajn.
Dita e nesërme kur do të varroset Enver Haradinaj, është shpallur ditë zie në gjithë Kosovën nga presidenti Ibrahim Rugova.
XS
SM
MD
LG