Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë duhet të mbeten të angazhuar në reformat dhe përpjekjet e pajtimit në ish Jugosllavi.
Rice u tha botuesve të disa gazetave në Uashington, se integrimi evropian i të gjitha ish vendeve jugosllave mbetet leva kryesore për reformat.
"Kjo don të thotë se duhet të ketë demokratizim të mëtejmë në Serbi. Kjo nënkupton se duhet të ketë një zgjidhje për Kosovën. Bosnjë-Hercegovina duhet ta vazhdojë progresin e filluar, ndërsa duhet t'i mbyllim të gjithë kriminelët e luftës që gjykata ndërkombëtare përpiqet t'i gjykojë", tha sekretarja e shtetit.
Rice tha se statusi i ardhshëm i Kosovës, është një çështje veçanërisht e "ndërlikuar dhe sfiduese", me të cilën Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të përballen në muajt që vijnë.
Këtë verë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të bëjë vlerësimin gjithëpërfshirës të reformave në Kosovë, gjë që mund të çojë në fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG