Ndërlidhjet

BEJRUT


Kryeministri i ri i Libanit Najib Mikati premtoi mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme, mirëpo nuk caktoi datën e tyre. Ai gjithashtu premtoi se qeveria do të bashkëpunojë me ndërkombëtarët për hetimin e vrasjes së ish kryeministrit Rafik Hariri.
"Nuk ka dyshim se në kabinetin qeveritar do të diskutojmë një varg çështjesh por tri janë kryesoret: zgjedhjet parlamentare, hetimet për vrasjen e Haririt dhe gjendja ekonomike" tha Mikati, i cili u caktua kryeministër dje nga presidenti i Libanit, pasi siguroi mbështetjen e opozitës.
XS
SM
MD
LG